Bashkimi që solli SHOK-u, Presidentja në ankth (VIDEO) NULL NULL 29.02.2016 20:45 29.02.2016 20:45 Oscars i mbajtur në Los Angeles bëri bashkë edhe shumë njerëz në Prishtinë. Nga salla e kuqe e Pallatit të Rinisë, u ndoq ndarja e çmimeve të Akademisë Amerikane, njofton Klan Kosova. E gjithë këtë interesim po e zgjon fakti se në garë, për herë të parë, është edhe një film nga Kosova. Është projekti i metrazhit të shkurtër Shok, aktorët e të cilit bënë që shqipja të flitet sefte në festën më të madhe të kinematografisë. Kështu për fatin e këtij filmi ka shumë interesim në Prishtinë. Por derisa në këtë sallë janë mbledhur qytetarët e prirë nga kryetari Shpend Ahmeti, komuniteti i artistëve ka zgjedhur të tubohet në një kafiteri. Kurse në siklet të madh ishte Presidentja Atifete Jahjaga që bashkë me ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell, po e pret në ankth e me lutje momentin e ndarjes së çmimit. Por, edhe pse OSKAR iu nda filmit” Stutterer”, SHOK po cilësohet si rrëfim, i suksesshëm i kinematografisë kosovare. Filmi Shok, është i pari nga Kosova që arrin të nominohet për çmimin më të vlefshëm në botën e kinematografisë. Kronikë nga Flutra Nushi.