Dy të arrestuar për drogë, thikë e boks hekuri në Drenas NULL NULL 05.02.2025 09:30 05.02.2025 09:30 Foto ilustruese e arrestimit. Dy persona janë arrestuar në Drenas për shkak se gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe një boks hekuri. Poashtu, gjatë kontrollit në banesën e njërit të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar 14 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore elektronike, gjashtë fishekë, thikë e telefon. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, raporton Klankosova.tv.