Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri shpreh ngushëllime për vdekjen e tre të rinjve në Jabllanicë (VIDEO)

NULL NULL
03.02.2025 23:18
Kandidati i AAK-së për deputet, Besnik Tahiri.
Kandidati i AAK-së për deputet, Besnik Tahiri.

Kandidati i AAK-së për deputet, Besnik Tahiri  sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka shprehur ngushëllime për familjet e tre të rinjve që humbën jetën pas shembjes së një objekti të pabanuar në Jabllanicë të Gjakovës.

Ai është shprehur se sot ishte një ditë e rëndë për Kosovën dhe tha se ishte një goditje e madhe, përcjell Klankosova.tv.

Tahiri gjithashtu bëri të ditur se Aleanca, dega në Gjakovë sot i ka pezulluar edhe aktivitetet e veta politike.

“Sot ishte një ditë e rëndë për Kosovë, shfrytëzojë rastin të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e tre të rinjve që humbën jetën në Jabllanicë. Ishte një goditje e madhe, sot Aleanca, dega në Gjakovë i pezulloi edhe aktivitetet e veta politike”, u shpreh tutje Tahiri.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.