Ja kush i rrëmbeu çmimet Oscar (VIDEO) NULL NULL 29.02.2016 14:05 29.02.2016 14:05 US-OSCARS-TIMES SQUARE Yjet e botës së filmit dhe muzikës po parakalojnë në tepihun e kuq. Kjo edhe është një nga traditat e ndarjes së çmimeve me prestigjioze në kinematografinë botërore nga Akademia Amerikane e Filmit. Por në këtë mes krejt të barabartë po shfaqen edhe disa aktor që për herë të parë shqip. Por me gjithë pretendimin dhe pritjet e filmit kosovar “Shok” për Oscar, kjo edhe nuk ndodhi. Çmimin për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër, e rrëmbeu filmi “Stutterer”. E fort më gjatë se kosovarët Oskarin e kishte pritur Leonardo DiCaprio. Heroi i Titanikut, pas gjashtë nominimeve, tek kësaj radhe e ka marrë çmimin për aktorin më të mirë, për performancën e tij në filmin “The Revenant”, me regji të Alejandro G. Iñárritu. Kur ai doli në skenën e madhe për të pranuar çmimin, kolegët i bënë nderime të veçanta. Gjatë fjalimit të tij, DiCaprio në veçanti shprehu falënderime për aktorin që ka rolin dytësor në film, Tom Hardy’n, duke e quajtur edhe vëlla. Ndërsa aktorja Brie Larson, është shpallur si më e mira në rolin kryesor, për performancën e saj në filmin “Room”. Ndërsa filmi “Spotlight” që është një histori gazetarie e bazuar në ngjarje të vërtetë mori Oscar-in për filmin më të mirë të vitit 2015, por edhe për skenarin më të mirë. Filmi i regjisorit meksikan Alejandro G. Iñárritu, “The Revenant”, ku luan Di Caprio ka fituar për të dytën herë me radhë, çmimin Oscar për regjinë më të mirë. Iñárritu, ka fituar po të njëjtin çmim edhe vitin e kaluar, me filmin “Birdman”, ku luan Michael Keaton. Filmi i animuar “Inside Out” ka marrë çmimin Oscar si filmi më i mirë i kategorisë. Ky film ishe i nominuar në dy kategori, në kategorinë e filmit më të mirë të animuar dhe në kategorinë e filmit me skenarin më të mirë origjinal. Dokumentari më i mire në edicionin e 88-të të Akademisë së Filmit është shpallur filmi “Amy”. Ndërsa Mad Max me yjet Tom Hardy dhe Charlize Theron, ka marrë 6 çmime, ndër të cilat shquhet ai për kostumografinë më të mirë. Tekst-shkruesi Jimmy Napes dhe këngëtari Britanik Sam Smith fituan çmimin për këngën më të mire, atë të filmit Spectre. E kjo është hera e parë që një homoseksual i deklaruar publikisht ka fituar një çmim Oscar, andaj ai gjatë pranimit të statujës, tha se çmimin ia dedikon komunitetit LGBT. Ndërkohë, ky edicion u përfol vazhdimisht për mungesën e diversitetit dhe nominimit të aktorëve me ngjyrë në kategoritë kryesore. E kjo ishte arsyeja pse aktori Chris Rock i cili vetë është me ngjyrë bëri një monolog për këtë gjë duke thënë se nëse krijuesit me ngjyrë duan më shumë diversitet në Hollyëod atëherë le ta kërkojnë një kategori për njerëzit me ngjyrë. Fjalimi i Rock është pritur shumë mirë dhe ka shkaktuar shumë të qeshura ndërsa ka bërë shaka edhe në llogari të komedianit Kevin Hart. Ai tha se Hart bënë filma më shpesh sesa pornoaktoret. Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar gjithsej ka 24 kategori. Kronikë nga Lirika Haliti.