”I kemi dëgju telefonat duke ju dridh ndër plloçë”, rrëfim mes lotësh se si u gjetën trupat e tre fëmijëve në Jabllanicë (VIDEO) NULL NULL 02.02.2025 10:20 02.02.2025 10:20 Fshati Jabllanicë i Gjakovës është mbuluar nga dhimbja pas humbjes tragjike të tre fëmijëve në shembjen e një shtëpie e cila siç mëson ekskluzivisht klankosova.tv, ishte objekt i vjetër. Përparim Ademaj, banor i fshatit, rrëfeu momentet rrëqethëse të kërkimit të tyre nën rrënoja. ”Në telefon më thanë se s’janë lajmëruar nga ora 16:00”, tregon ai, ndërsa kujton momentin kur bashkë me prindërit e fëmijëve shkuan në vendngjarje. ”U takova me prindërit e fëmijëve”, tha ai për Syri. ”T’u fol me ta e pamë një objekt që është shemb. Duke i thirr në telefon, i kemi dëgju telefonat duke ju dridh ndër plloçë”, shton tutje. Në atë moment, filloi gara me kohën. Banorët e fshatit u bashkuan në përpjekje për të shpëtuar fëmijët, por gjithçka ishte e kotë. ”Kemi thirr kojshitë dhe me një traktor duke i hequr pjesë-pjesë, i kemi nxjerrë pa shenja jete”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.