Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fëmijët e moshës 14 dhe 15-vjeç i zuri pllaka e një shtëpie të pabanuar, policia jep detaje

NULL NULL
02.02.2025 00:56

Tre fëmijë kanë vdekur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, pasi janë zënë nga pllaka e një shtëpie të pabanuar.

Dy nga viktimat i përkasin moshës 15-vjeçare, kurse një i përket moshës 14-vjeçare, teksa lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se në vend të ngjarjes janë njësitet policore, ambulanca dhe zjarrfikësit.

“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë”.

“Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave”, tha Elezaj për Klankosova.tv.

Tutje, ai tha në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me të cilin aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

Viktimat në Jabllanicë i përkasin moshave 14 dhe 15-vjeç, trupat e pajetë janë dërguar në morg

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.