Gazetari Ajeti: U shënuan 64 gola për një javë në futbollin evropian, u thye rekordi i vitit 1970 (VIDEO) NULL NULL 01.02.2025 09:52 01.02.2025 09:52 Bleron Ajeti, gazetari i sportit në Klan Kosova Bleron Ajeti, gazetari i sportit në Klan Kosova, ka folur për ndeshjet e futbollit që u zhvilluan këtë javë në Evropë. Në emisionin Weekend të Klan Kosovës, ai ka treguar se sa lojë janë zhvilluar për një javë, duke pohuar se janë thyer dy rekorde: ai i numrit të ndeshjeve që janë luajtur, dhe të golave që janë shënuar. “Këtë javë i kemi pas mbi 18 ndeshje që është një rekord në futbollin evropianë, janë luajtur të gjitha këto ndeshje, dhe janë shënuar 64 gola që është rekord numri i golave të shënuara në historinë e futbollit në 50 vitet e fundit që nga viti 1970”, ka thënë Ajeti. Ndër tjera, ai shtoi se ka qenë një javë e ngjeshur. /Klankosova.tv