Sin Boy rikthehet me “X” në Prive Klan Kosova NULL NULL 31.01.2025 11:24 31.01.2025 11:24 Sin Boy ka vendosur të rikthehet fuqishëm në industrinë shqiptare. Pas disa koncerteve me mijëra të pranishëm në Greqi, këngëtari po kthehet me një projekt unik. Javë më parë, Prive Klan Kosova njoftoi për këngën e tij të re, e cila quhet “X”. Për videoklipin e këtij projekti gjigant u përkujdes Entermedia. Producenti i suksesshëm Torcha u përkujdes për prodhimin e këngës, ndërsa menaxheri i këngëtarit, Leart Perla, u përkujdes për produksionin gjeneral të këtij videoklipi që kushtoi më shumë se 50 mijë euro. Për “X”-in e Sin Boy u bashkuan edhe dyshja më e famshme e humorit, Sheqa dhe Gjyla. Ata, përmes një skeçi humoristik, po iu bashkëngjitën videoklipit. Përveç tyre, pjesë e klipit do të jetë edhe një modele që vjen ekskluzivisht nga Brazili për këtë videoklip. Këto dhe shumë surpriza të tjera nga prapaskenat, mund t’i mësoni nesër në Prive Klan Kosova, me fillim nga ora 19:00. Ekskluzivisht në Prive Klan Kosova do të jetë edhe premiera e këngës. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Justin Bieber flet për gjendjen e tij emocionale, këshillohet nga fansat të largohen nga LA 16 orë më parë