Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Devolli ka raporte të shkëlqyeshme me administratën e re të Trump” (VIDEO)

NULL NULL
29.01.2025 23:46
Shkëlqim Devolli dhe Donald Trump

Dardan Shala, drejtor i përgjithshëm i “Devolli Corporation”, ka thënë se masa anti-damping nga ShBA-ja ndaj Kosovës, ka lënë shumë persona të pa punë.

Në Edicionin Special, ai tha se që kjo masë të hiqet, duhet strukturat e shtetit të komunikojnë me qeverinë në ShBA. Por, ai tha se qeveria aktuale nuk e ka bërë këtë.

“Dy kushte janë, e para veçse është plotësuar. Fillimisht, administrata në ShBA është e re, dhe zoti Devolli ka qasje jashtëzakonisht të mirë me administratën e re dhe po shpresojmë se do të mbërrijmë të kemi impakt edhe në aspektin e heqjes së kësaj takse, por duhet të plotësohet edhe kushti tjetër. Nuk mund të iniciohet nga ne si kompani, por nga shteti, prej strukturave shtetërore të Kosovës. Po shpresojmë se edhe kushti i dytë do të plotësohet më 9 shkurt dhe Gjakovës do t’i kthehet lavdia, do t’i shtohet numri i të punësuarve, jo vetëm edhe 2 mijë, por edhe 2500 të tjerë janë që potencialisht i kemi pasur në planet tona zhvillimore, dhe prapë i kemi vendosur në planet tona zhvillimore për t’i angazhuar në këtë industri”, u shpreh Shala.

Ai tha se nëse nuk do të kishte masë damping, “ju siguroj se do të kishim deri te 5 mijë, sepse kemi qenë në fluks të ndërtimit të objektit, njëkohësisht kemi edhe njësi të prodhimit, makina të prodhimit, të cilat veçse i kemi paguar një pjesë për të dyfishuar prodhimin”.

“Kjo industri kërkon angazhim të madh të faktorit njeri, ne kemi pasur plane dhe në momente të caktuara kemi filluar edhe trajnimin e njerëzve për t’i angazhuar në struktura udhëheqëse në këtë njësinë e dytë në Skivjan. Pra, komuna dhe rrethi i Gjakovës ka pasur një perspektivë të hatashme sa i përket zhvillimit. Assesi nën 5 mijë nuk do të ishte numri i punëtorëve në prodhim”, deklaroi Shala. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.