Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krasniqi: S’e kam parë Veselin duke dërguar dikë në Kleçkë

NULL NULL
29.01.2025 13:30

Dëshmitari Naser Krasniqi deklaroi para Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) se nuk e ka parë asnjëherë Kadri Veselin që ta dërgojë dikë në objektin e ndalimit në Kleçkë.

“Është e vërtetë se asnjëherë nuk e kam parë duke e dërguar dikë në atë qendër”, tha Veseli.

Dëshmitari tha se ka qëndruar përreth zonës së Kleçkës deri në përfundim të luftës, përkatësisht deri në fillim të qershorit 1999.

Me arsyen që informacionet konfidenciale mund të nxirren nga dëshmitari në pyetjet e radhës, avokati i Veselit, Rodney Dixon kërkoi seancë privat. Kjo kërkesë e mbrojtjes, u aprovua nga trupi gjykues. /Betimi për Drejtësi

lajme të ngjashme