Dy vendet e para nuk ndryshojnë, ngritet Prishtina NULL NULL 27.01.2025 13:04 27.01.2025 13:04 Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 19-të të Superligës në basketboll. Dy vendet e para në renditjen tabelare nuk kanë ndryshuar. Atë e kryeson Bashkimi me 33 pikë, i përcjell nga Trepça me 32. Prishtina është e treta pas 19 javësh me 30 pikë, derisa katërshen kryesore e përmbyllë Peja me 29 pikë. Ndërkaq nga vendi i pestë e deri në të tetin renditen: Vëllaznimi, Ylli, Bora dhe Prizreni.