Hamza: Punësimi dhe pavarësia ekonomike e grave, prioritet i qeverisë sime NULL NULL 26.01.2025 16:43 26.01.2025 16:43 Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar gra nga rajoni i Prizrenit. Hamza ka thënë se punësimi dhe pavarësia ekonomike e grave do të jetë prioritet i lartë i qeverisë së tij. “Bizneset që punësojnë gra do të mbështeten me subvencione dhe grante investive. Gratë ndërmarrëse do të kenë fonde të dedikuara për t’i zhvilluar idetë e tyre”. “Për ato gra që dëshirojnë t’i rikthehen tregut të punës, do të ofrojmë trajnime dhe riaftësime profesionale për t’i përshtatur me kërkesat e tregut modern”, tha Hamza, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ai tha se ndryshimi i Ligjit të Punës do të sigurojë pushim të plotë të lehonisë dhe pushim prindëror për baballarët, për të ndarë me të drejtë përgjegjësinë për kujdesin e fëmijëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kelmendi: Shumica e shqiptarëve e shumica e komuniteteve duan që Kosova të ketë Kuvend 1 orë më parë