A po martohen Diana dhe Arioni? (VIDEO) NULL NULL 26.01.2025 12:41 26.01.2025 12:41 Arioni dhe Diana Çifti i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana në emisionin “Sol” kanë folur rreth marrëdhënies së tyre jashtë këtij formati. Ata u shprehën se lidhja po iu shkon shumë mirë, duke folur fjalë të përzemërta për njëri-tjetrin, transmeton Klankosova.tv. “Pas izolimit kemi pasur nevojë mu marr me vetën, me njëri-tjetrin, mi fol gjërat tona, veç na, pa kamera, pa asgjë. Tash është tërë kohën duke u bërë mirë e ma mirë. Për mua kudo që jemi bashkë, kudo që jemi mirë, aty është shtëpia”, u shpreh Arioni. “Prej një sfide si Big Brother, tani me dalë në jetën normale, të duhet pak kohë me marr vetën, kemi pasur nevojë me i ikë syrit të të gjithëve”, tha nga ana tjetër Diana. Sa i përket planeve më afatgjate rreth lidhjes së tyre, çifti nuk dha shumë detaje, pasi zgjodhën që këto detaje t’i mbajnë private. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.