Arkitektët e Kosovës sot bëhen me odë NULL NULL 25.01.2025 07:50 25.01.2025 07:50 Foto iluestruese Sot do të mbahet mbledhja konstituive e Odës së Arkitektëve të Kosovës. Sipas Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, “ky është një hap historik dhe thelbësor për garantimin e profesionalizmit dhe rregullimit të fushës së arkitekturës në vend”. “Oda do të shërbejë si një trup profesional dhe ligjor që mbron të drejtat e arkitektëve dhe siguron rregulla të qarta në profesion, duke eliminuar keqpërdorimet dhe abuzimet që shpesh janë kryer nën emrin e shoqatave të papërgjegjshme”, thuhet në postimin e tyre në Facebook. “Ky është një hap i domosdoshëm drejt krijimit të një mjedisi të drejtë dhe të ndershëm për të gjithë profesionistët”. Ngjarja fillon nga ora 10:00 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 4 orë më parë