Nata e super-spektaklit: Finale e zjarrtë në BBVK3 (VIDEO) NULL NULL 24.01.2025 20:19 24.01.2025 20:19 Spektaklit Big Brother Vip Kosova i erdhi fundi. Edicioni i tretë i këtij formati, që nisi më 18 tetor të vitit të kaluar, e i cili përfundon natën mes të premtes e të shtunës, solli emocione të shumta. Njëri nga banorët pranoi diçka që pakkush e bën publikisht. Një tjetër ishte e bindur në fillim që statusi i saj nuk ndryshon, në fund të spektaklit. Dikush kishte bërë më dije se nuk do të rrijë qetë në shtëpi. Një tjetër banor i pati dhënë mision vetes të bëhet lider. Finalisti i pestë ishte i bindur se do të fitojë këtë edicion, pasi që tha se triumfues është edhe në jetë. Edicioni i tretë i Big Brother është pëlqyer e ndjekur shumë nga shikuesit, që kanë të preferuarit e tyre për ta fituar këtë spektakël. Fituesi i Big Brother Vip Kosova 3 ishte paraparë të merrte 200 mijë euro, por kjo shumë u zvogëlua në 160 mijë euro, pasi banorët kishin thyer disa rregulla të shtëpisë. /Klankosova.tv