Darka e fundit në shtëpi, finalistët përballen me njëri-tjetrin NULL NULL 23.01.2025 17:55 23.01.2025 17:55 Finalistët e Big Brother VIP Kosova 3 këtë të enjte do të hanë darkën e fundit në shtëpinë më të famshme në trojet shqiptare dhe jo vetëm. “Vëllai i Madh” që nga 18 tetori çdo të enjte ka ulur banorët e nominuar në një tryezë ku herë përballeshin me pyetjet e publikut e herë me pyetjet për njëri-tjetrin. Kësaj radhe dhe për herë të fundit ‘Vëllai i Madh’ do t’i vë finalistët përballë njëri-tjetrit në një darkë të shijshme, njofton Klankosova.tv. Driloni, Xheneta, Vullneti, Sara dhe Xuxi do të përballen me pyetjet që kanë për njëri-tjetrin për herë të fundit. Darka e finalistëve do të nis nga ora 21:00 dhe të njëjtën pos në dy kanalet e dedikuara për Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni edhe ne kanalin zyrtar të formatit në YouTube. Kujtojmë se zgjedhja e fituesit është në dorën tuaj teksa televotimi për fituesin vazhdon të jetë i hapur deri në spektaklin ‘Prime’ të ditës së nesërme që është edhe finalja e madhe e këtij edicioni. Prandaj, vazhdoni të votoni sepse ka mbetur shumë pak kohë deri në zbulimin e emrit të fituesit apo fitueses së këtij edicioni. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.