Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hamza: Bizneset, forca e zhvillimit të ekonomisë – janë punëdhënësit më të mëdhenj në vend

NULL NULL
22.01.2025 19:08
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook është shprehur se bizneset janë forca e zhvillimit të ekonomisë.

Ai shkroi gjithashtu se janë punëdhënësit më të mëdhenj në vendin tonë, përcjell Klankosova.tv.

“Bizneset janë forca e zhvillimit të ekonomisë. Janë punëdhënësit më të mëdhenj në vendin tonë. Jemi popull ndërmarrës, me biznese konkurruese që krijojnë vende pune, paguajnë tatime dhe e mbajnë shtetin me punën, përkushtimin dhe inovacionin e tyre”.

“Pas 9 shkurtit është koha për një Kosovë ma të mirë, ku prej bizneseve të vogla familjare që mezi po mbijetojnë e deri te korporatat e mëdha që eksportojnë prodhimet “Made in Kosova”, do ta gëzojnë mbështetjen time të plotë si kryeministër”, ka shkruar Hamza.

lajme të ngjashme