Barduani e Scotti vizitojnë Urën e Ibrit dhe Manastirin e Deçanit NULL NULL 22.01.2025 17:59 22.01.2025 17:59 Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur në takim zëvendëskomandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, gjenerallejtënant Peter Scott, në Shtabin e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë. Bëhet e ditur se vizita ka vazhduar në Urën e Ibrit në Mitrovicë, ku gjenerallejtënant Scott pati mundësinë të takohet me një patrullë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe. “Vizita vazhdoi në urën e Lumit Ibër në Mitrovicë, ku gjenerallejtënant Scott pati mundësinë të takohet me një patrullë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU) duke shprehur mirënjohjen e tij për përpjekjet e tyre të vazhdueshme”. “Më pas, ata u zhvendosën në Komandën Rajonale Perëndimore në ‘Camp Villaggio Italia’ në Pejë dhe më pas vizituan Manastirin Ortodoks të Deçanit, duke takuar igumenin, At Sava Janjiq, duke theksuar rolin e rëndësishëm që liderët fetarë luajnë në nxitjen e harmonisë në shoqëri”, thuhet në njoftimin e KFOR-it, transmeton Klankosova.tv. Ndërkaq, gjatë takimit, Barduani ndau pikëpamjet e tij për situatën aktuale të sigurisë në të gjithë rajonin, teksa nënvizoi përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt. “Gjatë takimit, komandanti i KFOR-it ndau pikëpamjet e tij për situatën aktuale të sigurisë në të gjithë rajonin dhe nënvizoi përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në njoftim.