Atifete Jahjaga: Filmi ”Shok” e ka fituar zemrën e botës NULL NULL 28.02.2016 13:28 28.02.2016 13:28 Kanë mbetur pak orë para se të fillojë ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘’Oscar’’, ndërkaq Presidentja në largim, Atifete Jahjaga, nuk la pa përshëndetur dhe iu dëshiruar sukses ekipit të filmit ‘’Shok’’, i pari në historinë kinematografike të Kosovës i nominuar për këtë çmim prestigjioz. Jahjaga përmes rrjetit social Facebook tha: ‘’I dëshiroj sukses ekipit të filmit Shok. Ky film për dramën njerëzore që e kaluam për ta fituar lirinë, tashmë e ka fituar zemrën e botës dhe shpresoj që sonte do ta sjellë në Kosovë Oscarin. #oscars’’