Sonte në Rubikon, AAK, PDK e Lista për Familjen flasin për ekonominë NULL NULL 21.01.2025 17:16 21.01.2025 17:16 Ekonomia është temë qendrore e diskutimit me përfaqësuesit e partive politike Fatmir Gashi AAK, Arben Mustafa PDK dhe Selim Pacolli nga Lista për Familjen, përballë tyre janë njohësit e ekonomisë Dardan Sejdiu dhe Ilir Ibrahimi. – Si rritet ekonomia e Kosovës, sipas këtyre subjekteve? – Çfarë reforma ekonomike duhet të ndërmerren? – Çfarë investime janë paraparë në programet e tyre? Ndërkaq në pjesën e dytë të RUBIKON-it analizojmë fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, me panelin e përbërë nga Labinot Balaj, Avni Arifi, Berat Buzhala, Aida Dërguti dhe Rrahman Paçarizi. – Çfarë fushate jemi duke parë nga partitë politike? – Në çka po fokusohen kandidatët për kryeministër? – Cilat tema po dominojnë? Këto dhe shumë të tjera sonte në Klan Kosova, nga ora 20:45.