Abdixhiku në Llukar: Më dhuruan një shall të fitores, si rikujtim i peshës së madhe që bartim sot NULL NULL 19.01.2025 22:54 19.01.2025 22:54 Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku. Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku tubimin e fundit sonte e ka mbajtur në Llukar të Gollakut. Ai përmes një postimi në Facebook tha se atje i kanë dhuruar një shall tjetër që ai e quajti të fitores, siç u shpreh Abdixhiku, “si rikujtim i peshës së madhe që bartim”. “Tubimi i fundit për sonte, në Llukar të Gollakut! Nuk mbajmë në mend kur jemi mbledhur kaq shumë në këtë sallë e këtë anë”. “Më dhuruan një shall tjetër të fitores, si rikujtim i peshës së madhe që bartim sot! Gollaku i zjarrtë është rreshtuar djathtë! Fitorja e Prishtinës është e qartë tashmë! Ju faleminderit që nuk më latë vet kur duhej më së shumti! 9 shkurti është festa jonë”, ka shkruar tutje Abdixhiku.