Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump i thotë Netanyahut të vazhdojë ta bëjë atë që duhet

NULL NULL
19.01.2025 00:01
Donald Trump, president i zgjedhur amerikan
Donald Trump. Foto nga arkivi

Donald Trump ka thënë se administrata e tij do të sigurohet që marrëveshja e armëpushimit të rënë dakord midis Izraelit dhe Hamasit do të zbatohet përmes “qeverisjes së mirë”.

Vetëm dy ditë para se të kthehej në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i zgjedhur ndau qëndrimin e tij për marrëveshjen e armëpushimit në Lindjen e Mesme në NBC News të shtunën.

Presidenti i ardhshëm u pyet gjithashtu se sa i sigurt është ai që pengjet do të liroheshin si pjesë e marrëveshjes, për të cilën ai thotë: “Epo, do ta shohim shumë shpejt dhe do të jetë më mirë.”

Për kryeministrin izraelit Benyamin Netanyahu, me të cilin Trump thotë se do të takohet “shumë shpejt”, deklaroi se atij i tha të vazhdojë të bëjë atë që duhen të bëjnë.

“Ne duam që ajo të përfundojë, por të vazhdojmë të bëjmë atë që duhet bërë”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme