Abdixhiku merr mbështetje të madhe në Miradi të Fushë Kosovës (VIDEO) NULL NULL 18.01.2025 22:35 18.01.2025 22:35 Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër i LDK-së, është pritur nga një numër i madh i njerëzve në tubimin e tij që e pati në Miradi të Poshtme sonte. Derisa Abdixhiku ka kaluar në mesin e qytetarëve ata e pritën me brohoritjet “LDK, LDK”. Ndërkaq, në një postim në Facebook, Abdixhiku ka thënë se ka qenë “përmbyllja e shkëlqyeshme e javës së parë elektorale”. “Populli gjithandej nëpër Kosovë po na tregon se fuqia e LDK-së buron tek ata që duan një Kosovë të zhvilluar dhe të drejtë, me mirëqenie e mundësi për të gjithë. Bisedat e sinqerta dhe përkrahja e flaktë që po shohim anembanë vendit janë dëshmi se Kosova është gati për ndryshimin e shumëpritur që do ta sjellim më 9 shkurt”, pohoi Abdixhiku. /Klankosova.tv