Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj bashkë me Abazin drejt Washingtonit për inaugurimin e Trumpit president

NULL NULL
17.01.2025 16:56

Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Një gjë të tillë e bëri të ditur, Haki Abazi, kandidat për deputet nga po AAK-ja, transmeton klankosova.tv.

Ai shkruan se me Haradinajn u nisën në Washington D.C për punë të mira e të mbara.

”Rrugët me vlerë e për vlera janë të gjata e të mundimshme dhe plot sakrifica por kur ka bashkim, bashkëpunim e vizion, triumfon e përbashkëta – Kosova është Fituese.

Sot jemi nisur për vizitë në Washington D.C, për me i vazhdu punët e mira dhe punët e mbara!

Rrugës për në festën e madhe të inaugurimit të Presidentit të SHBA, Donald Trump”.

lajme të ngjashme