Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku në Mushtisht: LDK ka rilindur si forca kryesore e vendit, më 9 shkurt bëjmë ndryshimin

NULL NULL
16.01.2025 23:06
Lumir Abdixhiku

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte vizitoi banorët e fshatit Mushtisht.

Nga atje, tha se LDK ka rilindur si forca kryesore e vendit, e gatshme ta sjellë ndryshimin më të madh në historinë politike të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Takimi i fundit sonte, në fshatin Mushtisht! Po, një fshat, sonte, kaq shumë prezencë, kaq shumë energji, kaq shumë përkushtim!  LDK është në momentet më të mira tash e sa kohë! Shpresa që kërkon ndryshimin gjithmonë e gjen rrugën, dhe Lidhja që lëshon kushtrimin gjithmonë e gjen popullin! Prandaj sot jemi bashkë! Prandaj me 9 shkurt do ta bëjmë ndryshimin e madh!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

“Lidhja Demokratike ka rilindur si forca kryesore e vendit, e gatshme ta sjellë ndryshimin më të madh në historinë politike të Kosovës. LDK dhe populli tashmë janë një; ta kuptoni këtë! 124 është numri ynë. Republika jonë është vet ëndrra jonë. Ndryshimi sot është misioni jonë”.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe turmë

lajme të ngjashme