Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hamza për numrin e të punësuarve: Ka diskrepancë varësisht se ku merren të dhënat (VIDEO)

NULL NULL
16.01.2025 21:23
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza.
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se ka diskrepancë varësisht se ku i merr të dhënat për numrin e të punësuarve.

Sipas tij, numri dallon nëse këto të dhëna merren nga ASK-ja, nga ATK-ja ose nga Trusti.

“Ka diskrepancë varësisht se ku i merr të dhënat për numrin e të punësuarve, a i merr në Agjencionin e Statistikave të Kosovës e ke një numër tjetër, nëse i merr në Administratën Tatimore të Kosovës e ke një numër tjetër, nëse i merr në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, në Trust e ke një numër tjetër”

“Në ATK ka munësi që një person të lajmërohet dy herë si i punësuar, nëse ai punon në dy vende të punës, ai paguan kontribute tek dy punëdhënës edhe ai evidentohet si dy, duhet me shiku se cilin vit po i krahason”, është shprehur ia.

Hamza gjithashtu u shpreh se kërkon nga ASK-ja që të mos komprometojë besueshmërinë e të dhënave.

“Vitet kur ka zgjedhje, sivjet në Kosovë do të ketë dy herë zgjedhje, zgjedhjet qendrore dhe zgjedhjet lokale, të gjithë komisionerët, të gjithë vëzhguesit që janë numër i madh i tyre, nëse marrin pagesa, ata lajmërohen në Trust si kontributpagues, prandaj këtu duhet parë një logjikë të numrave dhe unë çka kisha që Agjencioni i Statistikave të Kosovës mos me komprometu besueshmërinë e të dhënave”, është shprehur ai./Klankosova.tv.

lajme të ngjashme