“Dy gishta lart, ne jemi LDK”, qytetarët e Rahovecit i përgjigjen thirrjes së Abdixhikut NULL NULL 16.01.2025 19:22 16.01.2025 19:22 Lumir Abdixhiku Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubim elektoral në Rahovec. E përmes një postimi të bërë nga LDK-ja në Facebook, kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku dëgjohet duke thënë se ata i përgjigjen thirrjes ‘dy gishta lart’, transmeton Klankosova.tv. “Ne i përgjigjemi thirrjes dy gishta lart, ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës”, u shpreh Abdixhiku. E qytetarët e Rahovecit iu përgjigjën kësaj thirrjeje me duartrokitje e fishkëllima.