Institucionet paralele, Albin Kurti i qet mbi vete? (VIDEO) NULL NULL 16.01.2025 20:31 16.01.2025 20:31 Urdhrin e jepte Prokuroria e Shtetit, e atë e zbatonte Policia e Kosovës. Në këtë mënyrë zakonshëm zhvilloheshin operacionet nga ky organ sigurie. Por kësaj here bajrakun e mori Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në krye me Elbert Krasniqin nga i cili një ditë më parë u dha urdhri që të niste aksioni për mbylljen e institucioneve paralele në disa prej komunave të Kosovës. E një urdhër i tillë i dhënë nga një ministër, u bë për herë të parë, veprim të cilin nga Instituti i Kosovës për Drejtësi e quajnë kokë e këmbë populist në kohë fushate. Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka thënë se një veprim i tillë nuk duhet të përsëritë më. Mbylljen përkohësisht të këtyre institucioneve e bëri ministria e Industrisë, Ndërmarësisë dhe Tregtisë në krye me Rozeta Hajdarin. Me këtë rast, nga IKD-ja kanë thënë se nga Qeveria e Kosovës, institucionet paralele po i trajtojnë si biznese. Ndërkaq, një ish zyrtar policor ka shpjeguar detajisht se si do duhej të vepronte Policia e Kosovës në aksione të tilla. Ish polici, tashmë njohës i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi veprimin e një dite më parë e ka quajtuar autoritar.