Krasniqi nga Reçaku: Rikthehemi këtu për të nderuar ata që dhanë gjithçka për liri NULL NULL 15.01.2025 11:39 15.01.2025 11:39 Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bëri homazhe në Reçak në 26-vjetorin e masakrës, bashkë me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën. Në Facebook, Krasniqi ka postuar disa fotografi duke thënë se në Reçak rikthehet vit pas viti për të nderuar ata që dhanë gjithçka për liri. “Në Reçak, vit pas viti, rikthehemi për të kujtuar dhembjen dhe për të nderuar ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë, duke u zotuar ta mbajmë gjallë sakrificën e tyre si dritë udhërrëfyese në rrugëtimin përpara. Drejtësi. Paqe. Liri! Lavdi 45 martirëve të Reçakut”, ka shkruar Krasniqi, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999 (VIDEO) 13 orë më parë