Finalistët e BBVK: Kush do të shkruajë historinë këtë vit? (VIDEO) NULL NULL 14.01.2025 10:12 14.01.2025 10:12 Dita e shumëpritur e finalistëve të shtëpisë më të madhe në vend ‘Big Brother VIP Kosova’ 3 është gjithnjë e më afër. Megjithatë, enigma për publikun mbetet ende e hapur: kush do të jenë emrat që do të arrijnë deri në fund të kësaj gare madhështore? Në lojë janë disa prej personazheve më të spikatur të këtij spektakli, duke përfshirë: Xhenetën, Drilonin, Gresen, Xuxin, Leon, Sarën, Drenushën dhe Vullnetin. Secili prej tyre ka dhënë maksimumin, duke sjellë dinamika unike dhe momente të paharrueshme për shikuesit, njofton Klankosova.tv. Por cila do të jetë rruga e tyre për në finale? Çfarë ka bërë secili prej tyre që të fitojë zemrat e publikut? Për të diskutuar më shumë rreth kësaj gare të zjarrtë, gazetarët Lorik Kajtazi, Agnesa Ademaj dhe Redjon Shtylla nga Shqipëria ndajnë opinionet e tyre, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova. A do të jetë favoriti juaj në mesin e finalistëve? Për të mësuar më shumë ndiqni videon në vijim: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.