Milani nuk shkon më shumë se një barazim në “San Siro” ndaj Cagliarit NULL NULL 11.01.2025 22:50 11.01.2025 22:50 Pas triumfit sensacional në finalen Superkupës ndaj Interit, ku u kthye nga disavantazhi prej dy golave, duke e fituar atë ndeshje, Milani zhgënjen sërish në Serie A. “Rossonerët” nuk kanë arritur ta mposhtin Cagliarin e vendit të 18-të, të cilë në pesë ballafaqimet e fundit para kësaj përballje, kishin humbur katër sosh, njofton Klankosova.tv. Avantazhi që 19 herë kampionëve të Italisë ia dha Alvaro Moratta në minutën e 51, nuk zgjati më shumë se katër minuta, pasi mysafirët barazuan menjëherë me anë të Nadir Zortea. Pavarësisht dominimit në thuajse krejt takimin, “Kuq e Zinjtë” nuk mundën t’i marrim 3 pikë. Milani mbetet në vendin e tetë me 28 pikë, kurse Cagliari nuk ndryshon pozicion, raporton Klankosova.tv. Nesër zhvillohen katër duele të tjera. Dita nis me Genoa – Parma që fillon nga ora 12:30 dhe transmetohet në kanalin Sport 1 të platformës Art Motion! Kampionati italian i futbollit “Serie A” transmetohet ekskluzivisht në platformën Art Motion *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.