Aktorja Jennifer Garner thotë se i ka vdekur një mike nga zjarri në Los Angeles NULL NULL 11.01.2025 08:52 11.01.2025 08:52 Aktorja Jennifer Garner ka thënë se një mike e saja ka vdekur si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në Los Angeles. Ajo ka thënë se shoqja e saj jetonte në zonën Pacific Palisades. “Unë humba një mike që nuk doli në kohë”, tha aktorja për MSNBC. Garner, e cila tha se ka jetuar në dhe përreth Palisades për 25-vjet, e përshkroi situatën se si po ndjehen amerikanët e kësaj zone që tani ka shumë shtëpi të djegura deri në themel, duke përfshirë një kishë. “Zemra ime rrjedh gjak për miqtë e mi. Mund të mendoj për 100 familje dhe ka 5, 000 shtëpi të djegura. Unë thjesht mund të shkruaj një listë me 100 miq që kanë humbur shtëpitë e tyre,” thotë ajo. “Ndihem pothuajse në faj duke ecur nëpër shtëpinë time. Çfarë mund të bëj? Si mund të ndihmoj? Çfarë mund të ofroj?” tha ajo, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Prive Habit Ardit Çuni: Deri para 2 vjetëve nuk i kisha as një mijë euro në bankë (VIDEO) 4 orë më parë