Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vetura përplas një biçikletë në Elbasan, lëndohen dy të mitur

NULL NULL
09.01.2025 22:26
Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë.
Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë.

Dy të mitur kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur sonte në rrugën që lidh fshatin Jagodinë të Elbasanit me fshatin Bujqës.

Bëhet e ditur se vetura e drejtuar nga një 21-vjeçar ka goditur biçikletën që drejtohej nga një 14-vjeçar, ku bashkë me të ishte edhe një 16-vjeçar.

Dy të miturit kanë përfunduar jashtë rrugës dhe më pas janë dërguar në repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Elbasanit për trajtim mjekësor, ku bëhet e ditur se janë jashtë rrezikut për jetë.

Njëri nga adoleshentët ka dëmtime të lehta, ndërsa tjetri dëmtime më serioze, ndërkaq policia po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti./Euronews.al.

lajme të ngjashme