Dyshohet për një të dhunuar nga disa persona, RENEA rrethon një ndërtesë në Tiranë NULL NULL 09.01.2025 13:51 09.01.2025 13:51 Forca të shumta policore dhe një autoambulancë janë përqendruar në zonën e Astirit, pranë një kompleksi banimi. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe FNSH dhe RENEA, transmeton klankosova.tv. Ngjarja që ka shkaktuar panik te qytetarët raportohet se është një rast dhunimi. Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona. Sipas lapsi, menjëherë në vendngjarje kanë arritur shërbimet e policisë, grupi hetimor, shërbimet zjarrfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares. Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur derën dhe nuk pranon ta hap.