“Thikë pas shpine”, Sara e Gresa përplasen sërish (VIDEO) NULL NULL 08.01.2025 18:16 08.01.2025 18:16 Sara dhe Gresa kanë vazhduar debatin mbi prishjen e raportit të tyre ku të dyja akuzuan njëra-tjetrën për thikë pas shpine. Gresa madje u shpreh se Sara edhe e ka bullizuar, transmeton Klankosova.tv. “Ato gjëra që ke bërë ti janë thikë pas shpinës. Ke folur prapa kurrizit tim”, u shpreh Sara. “Ti më ke ngul thikën pas shpinës, bile me Vullneti ke fillur me më imitu, më keni bullizuar”, u shpreh Gresa. Gresa u acarua me Sarën teksa të njëjtës i kërkoi që të mos debatoj për çështje të njëjta. “A po don me të dhënë vëmendje, s’kam çka me diskutu me ty se je duke i bë debatet e njëjta, me mu s’ke çka diskuton se e kam përfunduar etapën me ty”, u shpreh Gresa. Sara tutje u shpreh se Gresa është duke gënjyer. Për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.