Spekulimi i Xuxit ndaj Drilonit për përdorim të ilaqeve qetësuese, ndez debatin në shtëpi NULL NULL 08.01.2025 15:05 08.01.2025 15:05 Xuxi ka akuzuar Drilonin se përdorë hapa për qetësim, dhe mungesës së emocioneve. Këtë deklaratë ai ia kishte thënë Xhenetës e cila më pas e hapi si temë diskutimi brenda shtëpisë. Pasi banorët iu kundërvunë ai tha se nuk është i sigurt 100%, por se ashtu ka menduar, ndërsa Driloni tha se ai përdorë hapa për ushqim dhe se i përdorin gjithë sportistët. “Nuk jam i sigurt, unë thash do hapa që i pinë s’jam i sigurt por janë hapa për qetësim!”, u shpreh Xuxi. “Të gjitha kokrrat që i marrë janë ushqime, janë suplemente!”, i tha Driloni. Këto spekulime të Xuxit nxitën debat të ashpër mes banorëve, ndërsa ishte Rovena ajo që larg banorëve i tha që ajo ishte një spekulim i rëndë. “Është një spekulim i rëndë për djalin, më beso!”, u shpreh Rovena. Ani pse Xuxi po i thoshte se atë deklaratë e kishte bërë për ta ngacmuar Drilonin, Rovena e kritikoi atë. Ai tutje tha se ato ilaqe të njëjta ka përdorur për depresion edhe një shok i tij. “Një shok i imi ka pasë probleme me depresion në Gjermani ka jetuar, një prej i hapave që ka marrë për qetësim bio, janë këto!”, u shpreh Xuxi. “Ja kam thënë me qëllim Xhenetës, që të bëhet debat atje”, tha ai. Për më shumë detaje, ndiqni videot më poshtë: