Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shiu ekstrem përmbyt Mekën

NULL NULL
07.01.2025 15:25

Meka, qyteti më i shenjtë i Islamit, është goditur nga kushte ekstreme të motit.

Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë lagje të tëra të përmbytura nga shiu i rëndë, transmeton klankosova.tv.

Si pasojë raportohet se janë formuar zinxhirë njerëzorë për të shpëtuar fëmijët që ishin bllokuar nga përmbytjet në lagjen Al-Awali, në juglindje të Mekës.

Në një tjetër video, një burrë është parë duke shkuar në ndihmë të një shoferi dorëzuesi, i cili ishte përmbysur nga uji i përmbytjeve dhe po luftonte të ngrihej.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.