Stuhia e borës lë të bllokuar 23 turistë në një kabinë malore në Britani (VIDEO) NULL NULL 07.01.2025 14:46 07.01.2025 14:46 Një grup prej 23 turistësh, pavarësisht paralajmërimeve për mot të keq, u ngjitën në një majë mali në Britani të Madhe, dhe u kapën në befasi nga një stuhi bore. Ata ndodhen të izoluar prej tre ditësh në një kabinë malore së bashku me gjashtë punonjës të saj, transmeton klankosova.tv. Sipas menaxhuesve të Tan Hill Inn, megjithë situatën, grupi ka arritur të mbajë një atmosferë pozitive: ata po festojnë, hanë dhe luajnë letra për të kaluar kohën. Për momentin, ata kanë mjaftueshëm ushqim dhe pije, përfshirë edhe birrë – të paktën për tani. Ekipet e shpëtimit po punojnë për t’i ndihmuar, ndërkohë që kushtet e motit mbeten të vështira. View this post on Instagram A post shared by Tan Hill Inn Official 🍻 (@thetanhillinn_) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbledh liderët në Shkup, përballen Kurti e Vuçiqi 8 minuta më parë