Vidhet një zinxhir ari në vlerë të 500 eurove në një argjendari në Prizren NULL NULL 06.01.2025 22:07 06.01.2025 22:07 LAJMI I FUNDIT, FOTOGRAFI ILUSTRUESE NGA KLANKOSOVA.TV Dyshohet se është vjedhur një zinxhir ari me vlerë rreth 500 euro në një argjendari në Prizren. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se rasti është duke u hetuar. “Sot me datë 06.01.2025 pasdite ështe raportuar nje rast vjedhje në një argjentari në Prizren, dyshohet se një kliente ka vjedhur një zingjir ari me vlere rreth 500 euro, rasti është iniciuar dhe është nën hetime”, thuhet tutje në konfirmim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.