Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Ju kemi rrejt!”, momente epike kur Gjesti e godet dhe mendon që e theu TV-në jashtë

NULL NULL
04.01.2025 16:18

Gjesti ka krijuar momente shumë qesharake pasi goditi ekranin e televizorit në oborr me topa bore.

Pas këtij veprimi i reaguan edhe banorët duke i kërkuar mos të gjuaj pasi e prishë ekranin.

Ani pse i njëjti nuk ndaloi si fillim, “Vëllai i Madh” vendosi t’ia bëj një rreng, transmeton Klankosova.tv.

Duke vendosur një fotografi në ekran kinse është thyer ekrani, Gjesti u panikua ndërsa banorët e kritikonin.

“Unë e bëra këtë send a? “Vëllai i Madh” u prish televizori e ka lëshuar pulsi”, u shpreh Gjesti.

“Nuk prishet kaq kollaj, e di unë!”, tha më pas duke thënë që nuk ishte e qëllimshme.

Më pas, “Vëllai i Madh” ia bëri me dije që ekrani nuk ishte prishur, por se ishte thjeshtë një shaka duke e lëshuar sërish ekranin.

“Inati boll  me ta lëshu fore, por në rregull veç e hëngra”, tha Gjesti, teksa kjo situatë solli të qeshura mes banorëve.

Për të parë reagimin qesharak të Gjestit, shiheni videon në vijim:

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme