Ngjarja në Cetinje, Mali i Zi mban mbledhje të Këshilli për Kontrollin Civil të Punës së Policisë NULL NULL 04.01.2025 11:48 04.01.2025 11:48 Cetinje vendi ku u vrane 12 persona Është e nevojshme të krijohet një gatishmëri dhe vullnet i fortë institucional për t’iu qasur reformave serioze dhe thelbësore në shoqëri, për të parandaluar ngjarje të ngjashme me tragjedinë në Cetinje. Kështu u konkludua në takimin e përfaqësuesve të Këshillit për Kontrollin Civil të Punës së Policisë, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë të Malit të Zi. Politikat e shëndetit publik, u konkludua, duhet të punojnë në parandalimin e rrezikut për dhunë. Takimi është mbajtur me rastin e vrasjes masive në Cetinje më 1 janar, kur Aco Martinoviq qëlloi dhe vrau 12 persona dhe më pas qëlloi edhe veten. Katër të plagosurit po trajtohen në Qendrën Klinike të Malit të Zi. Takimi u mbajt në zyrën e ministrit të Punëve të Brendshme, Danilo Sharanoviq, me iniciativë të Këshillit. Përveç Sharanoviqit, ishin të pranishëm edhe kryetari i Këshillit, Zoran Çelebiq, anëtarja e Këshillit Milena Popoviq Samarxhiq dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Administratës së Policisë, Llazar Shqepanoviq, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kuvendi i bllokuar, a duhet të ketë protesta masive? – Arianit Koci sot në “DPT te Fidani” 1 orë më parë