Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE| Fitimi është banori që lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

NULL NULL
03.01.2025 21:01

 00:51-Pëlqimi për Sarën ishte lojë? Fitimi pas eliminimit zbulon të gjitha!

Fitimi tha se e ka hiperbolizuar pëlqimin ndaj Sarës.

Ai tha në studio se e ka përdorur pëlqimin ndaj saj më shumë për lojë, teksa tregon edhe arsyen transmeton Klankosova.tv.

“Pëlqim si djalë për vajzat që kanë qenë aty kam pas për Sarën, por normalisht e  kam hiperbolizuar atë pëlqim edhe e kam përdorur pak për lojë, për këtë arsye s’kam qenë insistues me degradu situata. E kam përdori me i provoku pak se deri kam shku nuk i ka hy në mes askush atyre, ndërsa Driloni i ka hy çifteve tjera në mes”, u shpreh Fitimi.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:


 

00:37- Gresa nervozohet me opinionin e Oltës, çohet në këmbë dhe ja çfarë bën! (VIDEO)

Derisa Olta Gixharri i kërkoi Gresës që të përmbahet në xhelozinë sipas saj të qartë brenda shtëpisë, pasi kjo e fundit tha se Rovena nuk di të këndoj, Gresa i reagoi e nervozuar opinionistes.

Ajo u çua në këmbë gjatë spektaklit, derisa i tha Oltës se pse nuk thotë për Xuxin që nuk di të këndoj, apo për Drenushën që nuk di

“Me kap mikrofonin edhe me të ikë zëri LIVE, nuk di me kënduar, unë kurrë si kam thënë Xuxit nuk di me kënduar, Drenushës asnjëherë si kam thënë nuk di të jesh miss”, tha Gresa.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:



00:32 – Fitimi është banori që lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

Fitimi është banori që lë përfundimisht shtëpinë e “Vëllait të Madh” në ‘Prime’-n, e sotëm.

Sipas votave të publikut, banori që mori më pak vota në pyetjen “Kë doni të shpëtoni?”, ishte Fitimi, transmeton Klankosova.tv.

Vullneti ndërkohë ishte banori i parë që i shpëtoi këtij nominimi.

Në nominim ishin: Drenusha, Xheneta, Fitimi, dhe Vullneti.


00:32 – Olta ia plas fytyrës Gresa: Menaxhoje xhelozinë tënde

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari ia ka thënë në fytyrë Gresës që duhet ta menaxhojë xhelozinë.

Olta e tha këtë për shkak të komenteve të fundit që dha Gresa.

“Kur këndon Rovena nuk të pëlqen, kur prezanton Sara nuk të pëlqen është e paaftë, kur i merr rolet se është e dobët, unë do të sugjeroja kur merr kupën Driloni nuk e meriton, përmbaje pak xhelozinë, është e qartë”, u shpreh Olta.


00:27-Driloni – Gresës: A dëshiron me ta falë kupën? (VIDEO)

Driloni e ka pyetur Gresën nëse dëshiron të ia falë kupën e fituar me titull si banori më i përkushtuar i vitit.

Kjo pasi u shfaq klipi ku Gresa qanë me dënesë duke u shprehur e zhgënjyer rreth ndarjes së këtij titulli për të.

“A po don me ta falë kupën, a po don me ta dhënë? Nëse ndalesh së qari ta jap kupën”, e pyeti Driloni, transmeton Klankosova.tv.

“A mendon që e meritoj më shumë se ti? Pse po do me ma dorëzu, nëse ti mendon që e meritoj më shumë se ti ma dorëzo”, ia ktheu Gresa.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:



00:21 – Gresa e trazuar, qan me dënesë nën jorgan, ja cila ishte arsyeja!

Gresa ka qarë pandalur nën jorgan pasi nuk u pajtua me çmimin që iu dha Drilonit si lojtari më i përkushtuar i vitit.

Ajo thotë se Driloni nuk e ka merituar këtë çmim, pasi sipas saj, nuk ka bërë asgjë.

“Lojë palidhje, nuk është fer, me shpirt i kam dhënë, nuk kam ditur kurrë të ndalem, jam tepër e zhgënjyer”, ishte shprehur Gresa.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:


00:19-Mbyllet televotimi për të nominuarit e kësaj jave, votoi kush votoi!

Është mbyllur televotimi për të nominuarit e kësaj jave.

Kujtojmë se pyetja ishte “Kë doni të shpëtoni?”, transmeton Klankosova.tv.

Teksa të nominuarit janë: Drenusha, Xheneta, Fitimi dhe Vullneti

Për më shumë detaje, shiheni videon në vazhdim:

 



00:11 – Del klipi i darkës së të nominuarve, me momentet më pikante!

Është publikuar klipi me momentet më pikante gjatë darkës së të nominuarve.

Drenusha, Fitimi, Vullneti dhe Xheneta, ishin të nominuarit në këtë darkë.

Në këtë darkë nuk munguan as përplasjet dhe debatet mes banorëve.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:


23:39 – Olta mes lotëve i bën thirrje Atillës t’ia mundësoj fëmijëve ta shohin nënën e tyre!

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, mes lotëve i ka bërë thirrje Atillës që t’i lejojë fëmijët të takohen me nënën e tyre, Drenushën.

Madje Olta tha se i kupton sjelljet e fundit të Drenushës, duke parë mallin për fëmijët.

“E kuptoj shumë mirë për Drenushën, e kuptoj mallin për fëmijët, kur je brenda asaj shtëpie. Gjithë agresiviteti yt në atë shtëpi e gjitha forca që tregon i gjithë ky kombinimi i emocioneve që na ke dërguar nga ajo shtëpi natyrisht që ka vetëm një emër, malli për fëmijët”, u shpreh Olta.

“Unë dua t’i bëjë thirrje babait të fëmijëve të Drenushë, që kjo që po bën nuk është e drejtë që të mos i shohësh fëmijët që të shohin nënën e saj, nuk gjej fjalë që çfarë fuqie duhesh të kesh që të bësh këtë veprim, kështu i bëj thirrje të lutem për të mirën e fëmijëve të mos i pengoj takimin me nënën e tyre”.


23:36- Moment prekës, Dini dhe Olta shpërthejnë në lot pas asaj çka zbuloi nëna e Drenushës

Pasi nëna e Drenushës tregoi sonte në ‘Prime’ se Atilla nuk i lejoi fëmijët që të  takojnë sonte nënën e tyre Drenushën si surprizë, solli dhumë emocione të forta e të dhimbshme.

Ky lajm jo vetëm që tronditi Drenushën, por emocionoi pa fund edhe moderatorët dhe opinionistët, transmeton Klankosova.tv.

Madje derisa Drenusha dhe nëna e saj po flisnin, në një moment Dini dhe Olta shpërthyen në lot.

Dini i tha Drenushës që ajo e di arsyen se pse është futur brenda këtij formati, vetëm e vetëm për të ardhmen e fëmijëve të saj.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:


23:32 – Atilla nuk e lejoi që t’i shoh fëmijët, nëna ka një mesazh për Drenushën: Bëhu e fortë, duro

Nëna e Drenushës i ka treguar që arsyeja nuk ka qenë në vizitë te ajo, ka qenë për shkak se nuk ka mundur t’i bie fëmijët.

Ajo thotë se Atilla nuk e ka lejuar me shkakun që mos të ekspozohen në Big Brother.

Ndonëse nëna i dha një mbështetje të madhe Drenushës që të vazhdojë lojën brenda.

“Arsyeja është që ai nuk dëshiron që t’i ekspozojë fëmijët në Big Brother, a vet dëshiron të ekspozohet të bëhet i famshëm, a fëmijët duhet me nejt mos ta shohin nënën e saj, nuk është kjo punë e lehtë, duhet t’i kuptojë ndjenjat e nënës”, u shpreh nëna e Drenushës.

“Ti të jesh e fortë, prej mallit nuk po mundesh me shpreh atë çka ke, duro edhe pak”.


23:30-Nëna e Drenushës i vjen në takim: Fëmijët i ndaloj Atilla t’i sjelli për të takuar! (VIDEO)

Drenushës i ka ardhur si surprizë nëna e saj, ndërsa përcolli emocione të papara deri më tani brenda shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3.

Nëna e saj i tregoi Drenushës për fëmijët, ndërsa i tha se Atilla nuk ia lejoj ti sjellë për ta takuar atë.

“Unë s’kam ardhë deri tash duke pritë mos po vi me fëmijë, edhe e di që je mërzitë shumë, por bëhu e fortë zemër ke kaluar shumë gjëra edhe këtë do e kalosh, kam bërë kërkesë në qendrën sociale por Atilla, ish bashkëshorti yt nuk ka dashur ti lejoj, duke thënë se nuk dua t’i ekzpozoj a vet ka dashtë të ekspozohet e të bëhet i famshëm, ata janë shumë krenar me ty, të gjithë jemi krenarë me ty, je femra më e fortë deri tani që kemi parë, por duro edhe pak ka mbetur. Ynvën e Zakin i shoh çdo ditë në shkollë dhe i marr nganjëherë.

Tutje ajo tha se Atilla nuk po i mban premtimet e dhëna në raport me fëmijët, transmeton klankosova.tv.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:


23:16 – Big Brother i bën bashkë pas 16 vitesh Drenushën dhe shoqen e saj

Drenushës i ka ardhur një befasi brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Është shoqja e saj Besarta, e cila e ka takuar Drenushën pas 16 viteve.

Drenusha nuk mundi të përmbahet pasi e pa, derisa tha se shoqja e saj ka historinë të njëjtë me të.

“Është pak më e madhe, njihemi prej shkollës së mesme, Besarta e ka pasë një histori thuajse të njëjtë si timen, dy fëmijë në lidhjen e parë, tash e ka edhe një djalë”, u shpreh Drenusha.


23:09-Drenusha flet për fazën depresive pas ndarjes nga Atilla – Ja çka i ndodhi! (VIDEO)

Drenusha ka folur për fazën e depresionit të cilën e ka përjetuar pas ndarjes nga ish bashkëshorti, Atilla.

Krejt kjo sipas saj, për shkak të situatës së fëmijëve, derisa dha detaje nga gjendja në të cilën ishte, transmeton Klankosova.tv.

“Aty unë prej shtatorit deri në dhjetor më shumë kam qëndruar shtrirë, kam qenë e dorëzuar komplet, kam marrë ilaqe ata muaj, deri në momentin që jam kthyer në Kosovë…”, u shpreh ndër të tjera Drenusha.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:

22:13-Momenti kur Xheneta vendos të flas për mashkullin që la jashtë, ja reagimi i Gjestit!

Gjatë ‘Prime’, Xheneta ka folur për mashkullin të cilin la një njohje jashtë.

Në momentin kur ajo filloi të flasë për këtë çështje, Gjesti reagoi në një mënyrë të pazakontë, transmeton Klankosova.tv.

I njëjti u largua nga spektakli LIVE, duke mos qëndruar ulur gjatë kohës që ajo po fliste për të.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:

22:12 – Nuk i foli nëna e Gjestit, Xheneta bën deklaratën e “papritur”

Xheneta është deklaruar pasi familja e Gjestit nuk e përmendi, gjersa ishin duke biseduar më këtë të fundit.

Ajo thotë se është prekur shumë nga veprimet e tyre.

“Unë atë natë nuk desha ta shprehi fare, më ka kuptuar Gresa dhe Xuxi. U preka shumë, për shkak se kuptova se qenkan ndikuar nga komentet negative. Çdo prind dhe çdo motër e vëlla preket kur e shohin të acaruar në atë mënyrë. Duke u bazuar në familjen time nuk besoj se e kishin bërë një gjë të tillë”, u shpreh Xheneta.


22:05- Xheneta plas bombën në shtëpi, flet për njohjen që la në gjysmë (VIDEO)

Është paraqitur klipi ku Xheneta flet për një njohje që ka lënë përgjysmë nga jashtë.

Në një bisedë e sipër me Drenushën ajo e ka hapur zemrën duke folur për herë të parë këtë temë, ndërsa pyetje rreth të njëjtës çështje, iu bënë edhe në darkën e nominimeve nga publiku.

Xheneta deklaroi se nuk ka pasur lidhje më atë person, por se thjeshtë kanë qenë duke u njohur.

Kjo situatë ka tensionuar gjendjen mes Xhenetës dhe Gjestit, ndërsa pasuan edhe debate mes tyre, transmeton Klankosova.tv.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:

 

Për më të kuptuar më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:
21:43 – E papritur, Xheneta e hedh poshtë Gjestin, para Drenushës

Xheneta ka thënë se i jep më shumë të drejtë Drenushës sesa Gjestit.

Ajo ka treguar edhe arsyet që kanë buruar deri te kjo.

“I jap ma shumë të drejtë Drenushës, duke u bazuar që unë kur i lypi diçka Gjesiti, unë nuk them që më të mbron kur jam gabim, por kur jam duke debatuar mos u përziej, për shkak se po duhet të kthehem ty”, u shpreh Xheneta.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:


 21:32- Drenusha flet me letra hapur: Ja pse po e ‘pengoj’ lidhjen e Xhenetës ne Gjestin! (VIDEO)

Pas shfaqjes së klipit të përmbledhur së Drenushës, Gjestit dhe Xhenetës, kjo temë u diskutua edhe LIVE në ‘Prime’.

Drenusha u pyet nga Dini se nëse është e vërtetë që e njëjta nuk do t’i shoh bashkë në një lidhje ata të dy, ashtu siç aludohet nga Gjesti.

Ajo i tha se nuk është e  vërtetë por ka pasur problem me Gjestin vetëm në veprimet e tij ndaj Xhenetës, transmeton Klankosova.tv.

“Ka pas momente që kam dyshuar në lidhjen e tyre”, u shpreh Drenusha.

“E kam parë që shpesh ky mundohet me e nënçmu Xhenetën”, tha tutje ajo.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:

21:22 – Palltoja i mori flakë, Sara e quan Leon hero që e vuri re

Sara e ka quajtur hero Leo, pasi ky i fundit vuri re që palltoja e saj kishte marrë flakë.

E ajo e falënderoi edhe në Prime, për gjestin fantastik që bëri.

“Nuk e ndjeva sepse isha e fokusuar te ushqimi që kisha përpara. Ishte shumë ftohët dhe mirë që ishte Leo. I kam thënë 100 herë faleminderit, nëse nuk do të ishte Leo nuk do të isha këtu”, u shpreh Sara.

Momentin e plotë të Sarës mund ta shihni më poshtë:


21:00 – Nis spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova 3, emocione të forta e plotë surpriza

Ka nisur spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, i 23-ti me radhë, i cili si zakonisht padyshim që premton shumë për gjithë teleshikuesit e këtij formati.

‘Prime’ nisi si zakonisht nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit, ndërsa në ulëset e opinionistëve janë Milaim Zeka dhe Olta Gixharri.

E, sonte na presin shumë dinamika të zhvilluara përgjatë këtyre ditëve në shtëpinë më të famshme në vend, ndërsa njëri nga banorët me plot emocione ka rrëfyer para ‘Vëllait të Madh’ linjën e jetës.

Emocione, debate, surpriza e shumëçka tjetër na presin sonte.

Rrini gati!

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme