La diçka jashtë, ja çfarë thotë Gjesti për Xhenetën NULL NULL 03.01.2025 11:50 03.01.2025 11:50 Gjesti është pyetur sërish për deklarimin e Xhenetës se ishte duke e njohur një mashkull jashtë pak para se të bëhet pjesë e Big Brother VIP Kosova. Gjesti u shpreh se kjo nuk i ka bërë përshtypje dhe se secili e ka për vete teksa ajo që tha Xheneta është rrenë, transmeton Klankosova.tv. “Jo more çfarë ka me më bë përshtypje, secili e ka për vete. A e ki a? Edhe unë kom me qitë që e kam dikë – s’ka dert nëse ke ti e kom edhe unë dikë. Po e marrë me sportivitet vetëm po të them se shumë po i han kulaçat. Pse s’ki guxim me rrejt fortë me thanë kam burrë e fëmijë jashtë, e jo me u marrë me këso rrena të vogla”, u shpreh Gjesti. “Nuk e kam kërkon”, u shpreh Xheneta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.