Vazhdon edhe sot kërkimi i trupit të katërt në aksidentin e djeshëm në Vardar NULL NULL 03.01.2025 08:46 03.01.2025 08:46 Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se edhe sot është duke vazhduar kërkimi për gjetjen e personit të katërt, pas aksidentit të djeshëm në ujërat e Vardarit . Në njoftimin e lëshuar sipas mediave në Maqedoni të Veriut thuhet se viktima që po kërkohet ishte duke e vozitur veturën e tipit Audi, ku rreth orës 16:00 kishte dalë nga rruga lokale Rashçe-Saraj. Zyrtarët policorë të njësitit Tigrat kanë nxjerrë mbrëmë automjetin tip “Audi” nga ujërat e lumit Vardar, në të cilin janë gjetur tre persona të vdekur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.