Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vullneti “bombardohet” me pyetje nga banorët në darkën e të nominuarve – Ja reagimi i tij! (VIDEO)

NULL NULL
02.01.2025 23:08

Pasi dha përgjigjën e tij se si mund t’i ndikoj në lojën e tij pranimi i orientimit seksual, Vullneti mori disa pyetje nga banorët tjerë të nominuar.

Xheneta i tha atij se Vullneti sipas mendimit të saj më shumë është i fokusuar se si ti paraqes keq banorët në raport me këtë temë, se sa të jap mesazhe të fuqishme për këtë komunitet jashtë.

Xheneta e pyeti atë se pse nuk e hap këtë temë më shumë me banorët, transmeton Klankosova.tv.

“Ku ka mesazh më  të fortë e më të qartë se me pranu publikisht në një format të tillë”, u shpreh Vullneti, derisa shtoi se nuk është profesor i kësaj teme.

Reagim për këtë çështje, pati edhe Drenusha dhe Fitimi, madje ky i fundit i tha se meqë ka pasë guxim ta pranoj është dashur ta ndez këtë temë, derisa tha se po i frikësohet masës jashtë.

Për të parë më shumë detaje, ndiqeni videon në vijim:

 

lajme të ngjashme