Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KB Prishtina përshëndetet me tre lojtarë

NULL NULL
02.01.2025 15:24
Henrik Shirko, Rashad Williams dhe Eliot Peci

Klubit basketbollistik Prishtina nuk është duke i shkuar mirë kampionati i sivjetmë.

E duket se këtë e kanë kuptuar edhe drejtuesit e klubit, pasi kanë vendosur të ndajnë rrugët me tre prej lojtarëve të vet.

“I falënderojmë për kontributin e dhënë basketbollistët Henrik Shirko, Rashad Williams dhe Eliot Peci! Ju urojmë suksese në vazhdim të karrierës”, shkruan në një postim të KB Prishtinës në Facebook.

Për momentin, Prishtina gjendet në vendin e gjashtë në tabelë të Procredit Superligës së Kosovës në Basketboll, pesë pikë larg Trepçës në krye. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme