Prishtina edhe sot me ajër të ndotur, “përmirësohet” për pesë pozita nga dje NULL NULL 02.01.2025 09:32 02.01.2025 09:32 Cilësia e dobët e ajrit në Prishtinë. Foto nga arkivi: AP Prishtina edhe sot vazhdon të jetë ndër qytetet me ajrin më të papastër në botë. Kjo sipas ranglistës së IQAir që bën matjen e ajrit në të gjitha shtetet e botës. Në ora 09:25 Prishtina është në vendin e 11-të të qyteteve të botës me ajrin më të ndotur. 168 është indeksi i ajrit në Prishtinës, sipas IQAir, i cili cilësohet si “ i pashëndetshëm”. Para Prishtinës, në vend të parë është Lahore e Pakistanit, në vend të dytë Dehli i Indisë, në vend të tretë Sarajeva e Bosnje Hercegovinës, në vend të katërt Dhaka e Bangladeshit, në vend të pest Kolkata e Indisë. Ndërsa në pesëshen e dytë janë Wuhani i Kinës në vend të gjashtë, Chonqing qytet poashtu i Kinës radhitet i shtati, në vend të tetë është Hanoi i Vietnamit, në vend të nëntë është Karachi i Pakistanit dhe në vend të dhjetë është Shkup i Maqedonisë së Veriut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 17 orë më parë