Këngë e muzikë shqip për Vitin e Ri në veri (VIDEO) NULL NULL 30.12.2024 21:30 30.12.2024 21:30 Mitrovica Kënga që jehoj të dielën në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën Veriore nuk u dëgjua kurrë më parë. Bile përveç për mysafirët, kjo ndjesi ishte e veçantë edhe për mitrovicasin Ardian Behrami që vetë e këndoi. Festë do të ketë edhe në natën e Vitit të Ri, raporton Klan Kosova. Në këtë organizim po i mbështet edhe komuna, e qytetarëve po u pëlqen atmosfera. Në ndërrimin e motmoteve do të ketë edhe fishekëzjarre tek qendra e Kulturës. Kremta do të zgjasë deri më 21 janar derisa për tu ofruar siguri qytetarëve po përkujdesën pjesëtarët e Njësisë Speciale. Për të kuptuar më shumë ndiqni kronikën e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.