Këta janë banorët që shkojnë në nominim për këtë javë NULL NULL 30.12.2024 21:03 30.12.2024 21:03 01:55 – Nominimet e kësaj jave, Olta dhe Milaimi befasojnë me opinionet e tyre! Opinionistët e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari dhe Milaim Zeka, kanë komentuar nominimet e kësj jave. Ata thonë se janë me shkaqe të ndryshme duke përmendur ndodhitë e fundit. “Arsyet janë të ndryshme, Vullnetin nuk e kanë parë asnjëherë në nominim, Fitimin e kanë nominuar për shkak të lojës nuk po e shohin aktiv, Drenushën për shkak të agresivitetit”, u shpreh Olta. Kurse fjalë për këtë pati edhe Milaimi. “Kemi ndërrim të roleve, derisa Xheneta po qetësohet, Drenusha ka dalë prej hekurudhës, fyese, debat shumë racist brenda. E konsideroj racist debatin me Rovenën”, tha Milaimi. 01:48 – Këta janë banorët që shkojnë në nominim për këtë javë Xheneta, Drenusha, Fitimi, dhe Vullneti, janë banorët që janë nominuar për këtë javë. Se si vendosën banorët mund ta shihni listën më poshtë: Fitimi: Drenusha, Leo Xuxi: Drenusha, Vullneti Drenusha: Fitimi, Vullneti Gjesti: Leo, Xuxi Leo: Vullneti, Drenusha Rovena: Vullneti, Drenusha Sara: Drenusha, Fitimi Gresa: Drenusha, Leo Driloni: Drenusha, Gresa Xheneta: Gresa, Fitimi Vullneti: Fitimi, Rovena 00:58 – Sfida e buxhetit, këto ishin momentet më pikante (VIDEO) Është paraqitur klipi i përmbledhur me sfidën e buxhetit nga “Vëllai i Madh” për banorët. Sfida nga “Interex”, u shoqërua me momente tejet argëtuese nga banorët, ndërsa nuk munguan as edhe disa nga momentet tensionuese mes tyre. Kjo pasi Gjesti i cili u tërhoq nga sfida, ai ngacmoi banorët duke i tërhequr dhe duke i gjuajtur me vezë në kokë, transmeton Klankosova.tv. Nga kjo sfidë e buxhetit banorët kanë fituar 30 për qind të buxhetit. Ndërsa banorët që qëndruan deri në fund të sfidës do kenë një përparësi. 00:56 – “Naive” – Gresa zbulon si e vendosi në lajthitje Xhenetën me disa informacione! Konkurrentja e shtëpisë më të madhe në vend, Gresa ka treguar se si e ka vënë në lajthitje Xhenetën, në lidhje me raportin e Vullnetit dhe Sarës. Ajo thotë se i ka treguar vetëm për të bërë shaka, e këtë e besoi Xheneta. “Vullneti para disa ditëve e ka ndërruar shtratin dhe ka dalë te Sara dhe unë në formë në shakaje i kam thënë ‘sa mirë o Vullnet se Sara ka qenë në nominim, sa mirë dole për ta mbrojtur Sarën’. Xheneta është kaq naive sa fjalët i merr seriozisht dhe shkon i thotë Vullnetit dhe Sarës”, u shpreh Gresa. Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme: 00:48-Xheneta “zbulon” planin e Vullnetit, kë do ta çoj në finale (VIDEO) Xheneta ka “zbardhur” planin e Vullnetit sipas saj se kë do ta çoj në finalen e madhe. Ajo në një bisedë me Gjestin shprehet se i njëjti dëshiron të shfrytëzoj rastet të kapet me të dhe Drenushën, ndërsa dëshiron ta mbajë afër Sarën. Ajo i tha Gjestit, se sipas saj Vullneti e di se dikush nga Shqipëria shkon në finale dhe se i njëjti është shprehur më herët se do ta mbaj Sarën e jo Rovenën. “Ky me kusht po do më mbrojtë Sarën, dhe Sara Vullnetin që me nejt në shtëpi. Se e di që një i Shqipërisë ka me nejt këtu, e në vend të Rovenës e mban Sarën, demek për shkak të qetësisë e edukatës e blla blla”, u shpreh Xheneta. Për më shumë shiheni videon e mëposhtme: 00:36 – “Ti je frikacak” – Xheneta i drejtohet me tone të ashpra Vullnetit Xheneta e ka quajtur Vullnetin frikacak, meqë nuk pranoi të shikonte një video ku Stresi fliste për të. E kjo thotë se ai këtë veprim e bëri vetëm për shkak se Driloni ia kujtoi disa fjalë që ky i kishte thënë para disa jave. “Para disa javëve ti ke thënë ‘unë kurrë nuk i dha 10 mijë nëse dikush flet për mua’. Ti ke shumë i interesuar me ditë, e që të tha Driloni ‘mendo çka ke thënë’ jo se ma përdorin përdorin banorët, ti je frikacak”, i është drejtuar Xheneta, Vullnetit. Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:. 00:29-Momenti kur mes shumë tensioneve, Xheneta vendosi për t’i hequr 10 mijë euro nga çmimi i madh Është shfaqur klipi ku Vullnetit iu mundësua të sheh një video ku si pasojë do të zbritej çmimi prej 10 mijë eurove. Vullneti nuk e pranoi të shoh videon, ndërsa ishte Xheneta banorja e cila insistoi që të shfaqet ajo video në ekran, transmeton Klankosova.tv. Kjo zgjedhje e Xhenetës pasoi me shumë debate të ashpra, tensione e përplasje mes banorëve të cilët kryesisht ishin kundër saj. Ndërsa Vullneti u shpreh se asnjë mendim i askujt nuk vlen 10 mijë euro. Kujtojmë se në atë video është shfaqur Stresi me një deklaratë bombë për ‘gay’-t të cilën e bëri në ‘Big Talk’. Për më shumë shiheni videon e mëposhtme: 00:18-“Hajde bonu gay” , orientimi seksual i Vullnetit plas debat në Prime, Xuxi: S’jam homofob (VIDEO) Ka plasur debati mes Xuxit dhe Vullnetit në ‘Prime’. Krejt kjo pasi Vullneti e quajti homofob Xuxin, deklaratë kjo për të cilën dha edhe arsyet e veta. “Nuk është i bazuar në shkencë, është i bazuar në fe”, u shpreh Vullneti. Xuxi i tha se ai ka dashur të bëhet gay, ndërsa Vullneti e pyeti “pse s’po bëhesh gay ti”, transmeton Klankosova.tv. Vullneti insistoi se i tillë lind dhe nuk bëhesh ndërsa Xuxi nuk e pranoi këtë si fakt. Për më shumë shiheni videon e mëposhtme: 00:01 – “Nuk lind gay” – Plas debati mes Xuxit dhe Vullnetit Është publikuar klipi me debatin e Xuxit dhe Vullnetit, mbi rrëfimin që ky i fundit e dha për orientimin e tij seksual. Xuxi nuk po pajtohet me Vullnetin mbi argumentet që po jep. “Këtu e kam të obliguar të qëndroj me ty. Qysh ke lindur ‘gay’. Po dua shpjegim shkencor nga ti”, u shpreh Xuxi. Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme: 23:33 – Xheneta plas në vaj, njerka i tregon çka duhet të bëjë tani e tuje! Xheneta ka qenë e emocionuar pasi ka parë njerkën Sabria, pas një kohe të gjatë. Ani se nuk ishte njerka e saj Sabria fizikisht, ajo me anë të një lidhjeje e bëri Xhenetën që të emocionohet. Madje Sabria pati një mesazh për Xhenetën se si të veprojë tash e tutje brenda shtëpisë. “Tash e tutje trego anën e dashur të qetë, është kohë ta tregosh me gjithë, a më premton që ki me fol qysh të kam mësuar”, u shpreh Sabria. Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme: 23:08- “Një nënë që të do pa kushte” – Njerka i çon mesazh të fuqishëm Xhenetës (VIDEO) Pas rrëfimit në linjën e jetës, Xheneta është surprizuar nga “Vëllai i Madh”. Ajo ka marrë një letër me një mesazh të fuqishëm nga njerka e saj, Sabria, transmeton Klankosova.tv. Në këtë letër e njëjta i shfaqi dashurinë Xhenetës, ndërsa i tha ajo është për të ‘një nënë që e do pa kushte’. Pas këtij mesazhi, Xheneta u kaplua nga lotët dhe emocionet e fuqishme. Për të parë të plotë surprizën, ndiqeni videon në vijim: 23:09 – “Momenti më i keq i jetës” – Xheneta rrëfen takimin me nënën biologjike Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta ka thënë se ka qenë momenti më i keq kur e ka takuar nënën biologjike. “Momenti më i keq në jetën time. Unë e prita atë momentin qysh i kam parë nëpër televizione, ai momenti më i mirë, përqafimi.. Ajo nuk ka lëvizur për të dalur te dera, kanë dalë fëmijët e vet, ka qenë ulur në sallon dhe vetëm e kam shikuar. Unë përngjaj shumë fizikisht me të, më është dukur që po e shoh veten aty”, u shpreh Xheneta. Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme: 22:51-Rrëfimi tundues i Xhenetës për braktisjen nga nëna, dhunën nga ishi dhe tentimi për vetëvrasje! (VIDEO) Banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta ka bërë rrëfimin e saj të jetës para “Vëllait të Madh”. Në linjën e jetës, Xheneta ka folur me plot emocione për jetën e saj që nga fëmijëria e deri në ditët e sotme, që nuk ka qenë fare e lehtë për të. Ajo ka rrëfyer se në fëmijërinë e saj nuk ka pasur shumë momente të bukura, derisa braktisjen e nënës së saj thotë se e kishte përjetuar tejet rëndë ajo dhe vëllau i saj. “Kur i pajsha fëmijët tjerë, thoja pse nuk mund të jem edhe unë njësoj”, u shpreh ajo mes lotëve. Tutje ajo tregon se në moshën kur i ka pasur 5 vjet, babai i saj është martuar e njëjta e ka ditur që ata janë fëmijët e babait të saj, por fëmija e hallës, transmeton Klankosova.tv. “Momentet më të bukura të fëmijërisë kanë qenë vetëm kur ajo( gruaja bbait) ka qenë në Kosovë”, tha tutje Xheneta. “Unë nuk e njoh aromën e nënës kur dikush e thotë, jam sikur pa një krah por jam shumë krenare që kam në jetën time një grua shumë të fort dhe shembull sikurse Sabria. Nuk e di qysh mundet me kane një njerkë kaq e mirë sikurse kjo, kjo është në gjendje me krejt botën me u përla kur është në pyetje Xheneta”, tha ajo. Tutje ka folur edhe për gjyshën e saj, e cila kishte ndërruar jetë gjatë kohës së pandemisë, e që Xheneta thotë se e ka përjetuar shumë rëndë. Xheneta foli edhe për takimin e parë me nënën e saj, e për të cilin tha se ishte e gjitha pa ndjenja. “U pendova shumë që erdha, sepse u mërzita shumë e thojsha është aj ëndrra ime që më ka munguar gjithmonë, po realizohet por nuk ishte ashtu…Në ato momente kuptova që ajo as fëmijëve të vet nuk i ka treguar që ne ekzistojmë. Na tha se ka menduar që ne kemi vdekur”, tha ajo. Në linjën e jetës, Xheneta rrëfeu edhe për lidhjen e saj prej pesë vitesh me ish të dashurin. Ajo tha se pas një kohë i njëjti ndryshoi dhe sipas saj, fjala e saj më nuk kishte vlerë dhe dikur filloi edhe me dhunë fizike. E njëjta tregoi para “Vëllait të Madh” edhe për një rast ku kishte tentuar vetëvrasjen, transmeton Klankosova.tv. “…Filloi njëherë më një shuplakë….Pas fejesës tonë ai nisi të dalë me vajza tjera, filloi të ushtroj më shumë dhunë derisa nuk mundesha të ecja në këmbë. Ishte pjesa e fundit që unë thirra babin dhe Sabrinë dhe ju thash unë nuk mundem më. Aty kam tentuar ta mbys edhe vetën sepse u lodha. Pas tentimit për vetëvrasje u kanë një shoqe e imja që më ka pa dhe e kam pasur të detyrueshme që të takoj psikologun, ka qenë një periudhe që isha shumë thellë në depresion, kam pirë alkool dhe nuk doja të zgjohesha hiç”, tha mes lotëve Xheneta. Tutje ajo foli edhe për pjesën profesionale të jetës së saj. Për të ndjekur rrëfimin e saj të jetës me plot emocione, shiheni videon në vijim: 22:08 – Shpërthen debat i fortë në ‘Prime’ mes Oltës dhe Drenushës Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, ka komentuar klipin e përplasjes mes Rovenës dhe Drenushës. Ajo pati një debat të fortë me Drenushën, pasi nuk u pajtua me fjalët që i tha për Rovenën. “Nëse ajo (Rovena) ka ardhur për të gjetur burrë, ke qenë shumë e shëmtuar te ky klip, ti ke ardhur aty për t’u ankuar për burrin tënd. Nuk ka asgjë të kërkosh burrë, të bësh familje, ti mund të tallesh me këtë gjë”, u shpreh Olta. Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme: 21:48-Momenti kur eskaloi debati mes Rovenës dhe Drenushës – Ja si nisi gjithçka! (VIDEO) Debat i ashpër përgjatë këtyre ditëve është zhvilluar mes dy banoreve të shtëpisë së BBVK3, Drenushës dhe Rovenës. Përplasja e ashpër mes tyre nisi nga tema e patriotizmit, diskutim ky që tashmë është bërë mjaft i shpeshtë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova mes banorëve. Ato kanë akuzuar njëra tjetrën për gënjeshtra dhe ofendime brenda, teksa nuk u kursyen aspak ndaj njëra-tjetrës. Debati eskaloi deri në gjëra personale, teksa në klip u shfaqën edhe bisedat e tyre me banorët tjerë teksa flisnin për njëra-tjetrën, transmeton Klankosova.tv. Për më shumë, shiheni klipin e përmbledhur më poshtë: 21:31 – Banorët shfaqin dyshime të forta, në “lidhjen” e Xhenetës me Gjestin – Ja çka thonë! Gresa dhe Drenusha kanë komentuar bashkimin e Gjestit me Xhenetën. Gresa thotë se Gjesti i ka të vërteta ndjenjat, kurse sipas saj, Xheneta po bën vetëm lojë me këtë lëvizje. “Gjesti është vet i tillë, reagon në situata, ndjenjat për Xhenetën i ka të vërteta, kurse Xheneta po e bën për lojë”, u shpreh Gresa. Kurse edhe Drenusha ka thënë se Gjesti ka një synim që të bëhet bashkë me Xhenetën. “Unë nuk e kam ditur se çka ka ndodhur, edhe pse Gjesti më ka thënë ta zura shoqen, e kam thënë që sa javë që Gjesti nuk e do Xhenetën por e ka për të arritur qëllimin e vet, me kthy Xhenetën dhe me u bë kishe po lë Xhenetën. Xheneta kohëve të fundit u kanë e turbullt, ka pasë një lloj interesi të kthehet për Gjestin”, u shpreh Drenusha. 21:28-“Lidhje fallco, për të qëndruar edhe 1 javë në shtëpi” – Sara ia thotë troç Xhenetës! Pas shfaqjes së klipit të Gjestit dhe Xhenetës me momentet e tyre të veçanta, të cilët qëndruan 24 orë së bashku në dhomën e surprizave, banorët dhanë komentet e tyre. Sara ishte ajo që iu tha çiftit se janë komplet fallco, transmeton Klankosova.tv. Sipas saj, Xheneta është 100% fallc në këtë marrëdhënie, pasi thotë se dëshiron të qëndroj akoma brenda shtëpisë në krah të kësaj lidhjeje. “E shoh si një gjë komplet fallco, mënyrë e Xhenetës që të rri edhe një javë apo dy në shtëpi”, tha Sara. Për më shumë, shiheni videon e mëposhtme: 21:14 – Banorët ia urojnë ditëlindjen Kevinit, të gjithë njëzëri sapo fillon ‘Prime’ Banorët e Big Brother VIP Kosova kanë filluar të këndojnë sapo ka filluar Prime. Ka të bëjë me Kevinin, ish-banorin, i cili feston sot ditëlindjen. Ai mori urime të përzemërta nga të gjitha banorët. Momentin e plotë mund ta shihni në videon e mëposhtme: 21:03 – Nis spektakli ‘Prime’ i BBVK3, i 22-ti me radhë Ka filluar spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova 3, i 22-ti me radhë. Edhe sonte siç ndodh rëndom, pritet të jetë një natë spektakulare nën prezantimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit teksa opinionet e tyre do t’i japin Olta Gixharri dhe Milaim Zeka. Spektakli ‘Prime’, pritet që sonte të sjellë shumë surpriza e të papritura për miliona ndjekës, dhe jo vetëm, transmeton Klankosova.tv. Ky ‘Prime’ pritet të jetë zjarrë për shkak të situatave të krijuara gjatë kësaj jave dhe dinamikave të ndodhura gjatë gjithë javës. Gjithashtu na pret një rrëfim tejet emocionues nga njëri prej banorëve, e cila ka prezantuar para ‘Vëllait të Madh’ linjën e jetës. Mos e humbisni këtë super ‘Prime’! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.