Spitali i Ri, Centrali me Gaz, Brezovica, Unaza e Parku – Abdixhiku liston disa nga projektet e premtuara NULL NULL 30.12.2024 11:03 30.12.2024 11:03 Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përmendur disa prej projekteve që ai synon t’i realizojë në rast të ardhjes në pushtet. “Spitali i Ri, Centrali me Gaz, Brezovica, Unaza e Kryeqytetit e Parku Teknologjik janë disa nga projektet tona më të mëdha të prezantuara tash e një vit”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. “Këto investime, rreth 2 miliardë euro, në katër vite mandat – me buxhet 16 miliardë, e vendosin Republikën tonë në stad të ri jo vetëm zhvillimor por dhe historik. “Projektet e ‘Rrugës së Re’ e vet vizioni ynë, janë projeksione reale të një Kosove që po na pret. Alternativa e kësaj të ardhme mbetet urrejtja, mllefi e përçarja e brendshme në moçalin e madh popullist që ushqen veç vrer!” Sipas të parit të LDK-së, ndryshimi po vjen dhe se mllefi e urrejtja do të mbeten në të shkuarën. “Ndryshimi megjithatë po vjen”. “Erdh me 40 mijë regjistrime nga bashkatdhetarët”. “Erdh me 17 tubimet e mëdha të turneut të madh”. “Do të vijë me angazhimin monumental që na pret në fushatë – e sidomos pas 9 shkurtit – kur puna e vërtetë nis menjëherë!” “Mllefi e urrejtja i takojnë politikës së shkuar!” “E ardhmja është e bukur!” ka përfunduar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.